Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kulla Eiffel mbyll dyert për vizitorët në 100 vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj

“Monumenti i dashurisë”, siç mund ta quajmë ndryshe Kullën e Eiffel, u mbyll sot për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit.

Kjo grevë, përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së ndërtuesit të kullës, Gustave Eiffel. Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”. Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës.

Kulla Eiffel e cila zakonisht është e hapur 365 ditë në vit, tërheq gati 7 milionë vizitorë përgjatë një viti, ku rreth tre të katërtat e tyre janë të huaj. Ajo njihet si një ndër vendet ikonë të dashurisë, e cila ka parë milione skena propozimesh mes çifteve./Living/