Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kulla: Krijimi i një aleance strategjike të mbrojtjes me Turqinë, lajm i mirë për Kosovën

 
   

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, duke folur për vizitën e kryeministri të Kosovës Albin Kurti, në Turqi, ku u prit nga presidenti i këtij vendi  Rexhep Taip Erdogan, dhe ministri i Jashtëm ,Hakan Fidan  ka thënë se vizita ka ndodh në një kohë të vështirë dhe të rëndësishme.

Ai ka thënë se është e dobishme për Kosovën të ketë një strategji të mbrojtës bashkë me Turqinë.

Një lajm i rëndësishëm në një kohë të vështirë dhe të rëndësishme. Krijimi i një aleance strategjike  për mbrojtjen e Kosovës në mes të Turqisë dhe Kosovës është një lajm shumë i mirë. Një relacion, një marrëdhënie për mbrojtje të ndërsjellët strategjike me Turqinë, Kosovës në këtë moment i bënë punë”, ka thënë Kulla.

Ai ka përmendur tre faktorë që e bëjnë të rëndësishme bashkëpunimin me Turqinë në fushën e mbrojtjes, duke thënë se ushtria turke është, ushtria e dytë e NATO-s, më e madhja në rajon dhe një ushtri që drejton KFOR-in.

Sipas Kullës, nga ky bashkëpunim Kosova do të përfitojë në forcimin dhe modernizimin e FSK-së, krijimin e kushteve  për të pasur një forcë  moderne ajrore.

Kurti javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Turqi.

Ai në mesin e disa vizitave që bëri, ishte edhe te kompania turke që prodhon dronët e njohur “Bayraktar”, ku Kosova vitin e kaluar ka blerë dy të tillë.

“Shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pareshtur të Turqisë ndaj Kosovës, e veçanërisht përkrahjen së fundmi në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në dy organizata të rëndësishme ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe NATO. Krahas kësaj, vlerësuam lart kontributin që Turqia jep në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, por edhe në vendin tonë përmes kontingjentit të trupave në kuadër misionit të KFOR-it”, kishte shkruar Kurti pas takimit me Erdogan.