Eksperi i Sigurisë Ilir Kulla ka hedhur poshtë çdo mundësi për një ndarje të veriut të Kosovës.
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Kulla theksoi se në rajonin e Ballkanit nuk do të ketë më kurrë ndryshim të kufijëve. Sipas tij, të prekësh kufijtë në rajon është njësoj si të fillosh Luftën e Tretë Botërore.
Ai shtoi se territoret janë këto që janë vetëm parimet evropiane do të jenë ato që do të vendosin si do të jetë shteti i qytetarëve të Kosovës.
“Ka një doktrinë për të prishur shtetin e Kosovës për çfarë do ulesh të flasësh me ta. Nuk ka ndarje territori në Kosovë. Unë e kam thënë që kur diskutohej ndarja e Kosovës, që ka qenë një projekt rus dhe serb. Po ta thjeshtoj, këtu në Shqipëri dy vëllezër kur ndajnë gardhin kanë rrezik dhe vriten e kupton t’i çdo të thotë të ketë ndarje territoresh në Ballkan. Do të thotë të fillosh Luftën e Tretë e Botërore. Nuk ka ndarje, kjo punë është e harruar. Territoret janë këto që janë parimet evropiane janë ato që vendosin si është shteti i qytetarëve, Unë nuk kam asnjë problem nëse kryetari i parlamentit të Kosovës të jetë një shtetas i Kosovës me kombësi serbe, s’më prish asnjë punë. Sikundër s’më prishin asnjë punë marrëdhëniet e mira me minoritetin grek në Shqipëri dhe të gjitha minoritetet e tjera”, tha Kulla.