Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kulla tregon pse i ndërroi Britania katër kryeministra për dy vjet e gjysmë

 
   

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, thotë se efektet e luftës në Ukrainë janë parë edhe në Britani.

Sipas Kullës, kjo ka ndikuar që edhe të ndërrohen katër kryeministër për vetëm dy vjet e gjysmë.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë deri më tani Britania ka ndërruar katër kryeministër për dy vjet e gjysmë. Dhe efektet e kësaj lufte janë të shumëfishta dhe kjo u pa në Britani”, tha ai.

Kulla thotë se Britania nuk do të ndryshojë qëndrim në raport me Rusinë, pasi që sipas tij shoqëria atje është e tillë që nuk lejon ndryshime drastike.

“Në çështjet e mëdha siç është aleanca atlantike mes Britanisë dhe ShBA-së, roli i Britanisë në NATO apo raporti që do ta ketë Britania me Rusinë do të jetë një Britani, e cila nuk ndryshon. Do të jetë një Britani e cila do të ndryshojë në planin e brendshëm, por prapë se prapë nuk mendoj që ndryshimet do të jenë drastike dhe radikale të menjëhershme, sepse shoqëria është e tillë në Britani që nuk e lejon dhe tjetra është që kjo e majtë nuk duket që do ta ketë kaq të lehtë të zgjedhë problemin social dhe ekonomik”, shtoi Kulla.