Ukraina është sërish nën sulm nga dronët rusë, thonë zyrtarët, pas dy ditësh bombardimesh të mëdha ajrore nga të dyja palët. Ka raportime për shpërthime në Kharkiv.
Qyteti ukrainas, Kharkiv gjendet afër kufirit me Rusinë dhe kryebashkiaku Igor Terekhov thotë se janë dëgjuar së paku pesë shpërthime në rajon.
Moska premtoi se do të hakmerrej ndaj Kievit, e cila kjo e fundit kreu një mori sulmesh të shtunën në Belgorod, ku mbetën të vrarë 22 persona.
Dje Ukraina kreu sulme masive në qytetin rus Belgorod. Deri më tani thuhet se kanë vdekur 22 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Ukraina e ka marrë përgjegjësinë e sulmeve derisa thotë gjithashtu se Rusia dështoi që me mbrojtjen e saj ajrore të mbronte civilët.