Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë me rezultatin 1:2.
Pikërisht djelmoshat e Sylvinhos shënuan të parët gol me anë të Nedim Bajramit, që ishte goli më i shpejt në histori të Euro-ve.
Por, Italia barazoi shpejt rezultatin me anë të mbrojtësit, Bastoni në minutën e 11’të.
Kurse, golin për 2:1 e shënoi Nico Barella në minutën e 16’të, një gol që ishte i bukur për t’u parë.
Kujtojmë që tani, Shqipëria dhe Kroacia janë të vetmit pa pikë në Grupin B, kurse Spanja dhe Italia kryesojnë me nga tri pikë.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë është të mërkuren, ndaj Kroacisë së Zltako Dalic.