Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kur do të ndodhë padia për gjenocid ndaj Serbisë?

 
   

Janë mbushur 25 vite që kur bota e pa tmerrin dhe gjenocidin që Serbia po bënte në Kosovë. Ishte pikërisht 15 janari i vitit 1999 kur ushtria serbe i vranë dhe i masakruan 45 civilë shqiptarë.

E nga Kosova shumë qeveri kanë paralajmëruar padi për gjenocid ndaj shtetit të Serbisë. Por një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur.

E mos padinë për gjenocid ndaj Serbisë, analisti politik Faton Mehmeti, e lidh me sugjerimin e ndërkombëtarëve.

Realisht nuk e di pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, mbase është sugjerim i ndërkombëtarëve që mos të ndodh pasi mund të rëndojë edhe më shumë bisedimet me çka edhe automatikisht nënkupton mundësinë e madhe të dështimit të ndonjë marrëveshje”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, padia për gjenocid ndaj Serbisë mund të ndodhë pas arritjes së një marrëveshje finale mes dy shteteve.

 Image
 Faton Mehmeti 
 

Në këtë kuptim besoj se s’ka ndodhur një gjë e tillë, kurdo që ndodh nuk është vonë pasi faktet janë aty dhe si të tilla do të qëndrojnë. Besoj se një gjë e tillë do të ndodh vetëm pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare, eventualisht nëse ato dështojnë e stërgjatën, nuk pre s’të ndodh në kohë të afërt”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Kjo çështje është e lidhur direkt me bisedimet, ndryshe do të ndodhtë qysh më herët, asnjë qeveri s’ka pasur arsye tjera mos të ndodh një gjë e tillë”, përfundon Faton Mehmeti.

Kujtojmë se në kohën kur ndodhi masakra në Reçak, Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë ishte Aleksandër Vuçiq, i cili tash është president i Serbisë.