1
Sot KQZ-ja po fillon me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që janë pjesë nga votimet nga vendvotimet e rregullta të zhvilluara më 9 shkurt 2025.
Ndërsa në lidhje me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, ai do të bëhet në një fazë më të vonshme.
“Për numrin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, së shpejti do të kemi të dhëna për secilën komunë veç e veç. Ndërkaq, siç e kemi përmendur edhe më herët, për votimin jashtë Kosovës ishin regjistruar 104 mijë e 924 shtetas dhe sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike ku u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025 është 15 mijë e 352”.
“Lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime”, tha Elezi.