Kimetja, gruaja e Ilaz Kodrës nën emocione ka rrëfyer se si e mori lajmin për rënien e bashkëshortit të saj 25 vitë me parë.
Ai në për “politiko”, ka rrëfyer gjerësisht momentin se kur e kiushte marrë lajmin për rënien e bashkëshortit të saj.
Ajo ka thënë se një lajmin për rënien e bashkëshortit të saj e kishte marrë një muaj më vonë.
“Lajmin për rënien e Ilazit e kam parë përmes një programi televiziv në një akademi përkujtimore që është mbajt në Mynih të Gjermanisë, një muaj pas rënies së Ilazit. Një muaj më vonë e kam marrë vesh për anien e Ilazit, nuk e kam marrë lajmin prej askujt por e kam pa përmes një programi…Kur e kam kuptuar rëniën e e Ilazit jena kanë me një familje në një pjesë të Kryshefcit kah ana e Fushë Kosovvës dhe një familje na patën thirr për një drek , isha me nënë time, me motrën e Ilazit dhe me vajzën e madhe edhe ishte kanë duke u transmetuar emisioni në TVSH akademia përkujtimore. Aty e kam kuptuar rënien e Ialzit dhe u kanë interesantë se si nuk kemi guxuar as të shprehim me qajtë ose mu mërzitë. Për shkak që mos të na dikton askush që jemi të familjes së Ilaz Kodrës. Jena mundu të qëndrojmë në mënyra tona edhe pse ka qenë shumë e vështirë por kemi qenë të qëndrojmë që të mos diktohemi në atë familje. Edhe ashtu e kemi kuptuar rënien e Ilazit dhe ka qenë një shokim”, është shprehur bashkëshortja e Ilazit.