Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë?

Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga e sigurt drejt shtimit në peshë.

Por pavarësisht këtyre këshillave, kur vjen puna tek të ngrënit, gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi.

Në të vërtetë, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara gjatë natës mund ta përshpejtojë arritjen e objektivit për një peshë ideale.

Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.

Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme.

Këto janë disa strategji suprizuese që do ju ndihmojnë jo vetëm të humbisni në peshë por edhe të përformoni më mirë në palestër.

Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë glicemie që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Nisja e mbarë e ditës në të vërtetë fillon që në mbrëmje

Studimet kanë treguar se ajo çfarë hani në darkë mund të ndikojë në kundërpërgjigjet e trupit ndaj ushqimit që do të hani për mëngjes të nesërmen.

Optimizimi i sheqerit në gjak është i rëndësishëm jo vetëm për të përmirësuar rënien në peshë por për mirëqenien në përgjithësi.

Mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll duke kombinuar ushqime me nivel të ulët glicemie siç janë thjerrëzat, fasulet e zeza, patatet e ëmbla ose gjoksin e pulës dhe salmonin.

Jo të gjithë karbohidratet të shëndoshin

Aktiviteti fizik ka një ndikim të pakundërshtueshëm në proceset e trupit dhe metabolizëm.

Kur ushtroheni, trupi ndryshon mënyrat si përpunon ushqimin. Këto ndryshime i çojnë ushqyesit aty ku nevojiten me të vërtetë.

Për shembull, pas stërvitjes muskujt përthithin më shumë karbohidrate.

Mos i shmangni karbohidratet pas aktivitetit fizik vetëm sepse është shumë vonë. Hani karbohidrate si patate të ëmbla dhe banane për të furnizuar muskujt dhe energjinë.

Karbohidratet në mbrëmje mbajnë urinë nën kontroll

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës.

Gjetjet e studimeve treguan se njerëzit që konsumojnë shumicën e karbohidrateve në darkë përjetonin ndryshime hormonale që pakësonin urinë.

Aftësia për të kontrolluar urinë është një strategji kryesore për një rënie në peshë të suksesshme.

Konsumoni bulmet si kos, qumësht por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona.

Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt

Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve.

Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë

Kur është koha e duhur?

Gjëja kryesore që duhet të dini? Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Darka duhet konsumuar të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.

Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë 2 ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20% në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme.

Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve të këqija u vërejt edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21.00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22.00./AgroWeb.