E ashtuquajtura “veprimtare për të drejtën e votimit”, Susan B. Anthony, para 151 viteve, konkretisht më 3 nëntor 1872, u përpoq të votonte në zgjedhjet presidenciale, por u arrestua për shkak të kësaj orvatjeje.
Ajo kishte provokuar me qëllim arrestimin e saj në Nju Jork për të fituar publicitet për kauzën e të drejtave të grave për të votuar.
Ajo u nxor para gjyqit, u shpall fajtore dhe u gjobit me 100 dollarë se ishte përpjekur të votonte. Pas kërcënimit të saj për të mos e njohur vendimin e gjyqit dhe për të mos paguar gjobën, gjykatësi u shpreh se ajo mund të falej, po qe se do të largohej menjëherë nga shteti i Nju Jorkut.
Susan B. Anthony ishte një veprimtare e fuqishme për të drejtën e grave për të votuar. Ajo nuk mori parasysh fyerjet e vazhdueshme personale gjatë fushatës së saj gati gjysmë-shekullore për të drejtën e grave për të votuar.
Ajo e vazhdoi punën e saj për të drejtat e grave deri kur mbylli sytë në vitin 1906 në moshën 86-vjeçare. Fushata e saj përgatiti terrenin për miratimin në vitin 1920 të Amendamentit 19-të të Kushtetutës Amerikane, i cili u jep grave amerikane të drejtën për të votuar./kp