
Javë më parë tha se “hapja e Urës së Ibrit është çështje kohe”.
Por, së fundmi është pyetur sërish zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës i ngarkuar me çështje të veriut, Veton Elshani, i cili thotë se “ende nuk ka diçka të re” në këtë drejtim.
“Nuk ka diçka të re, nuk ka diçka të re.
Dëgjo, ne i mbesim qëndrimit që çdo vendim i Qeverisë dhe i vendit tonë e eprorëve tanë do të ekzekutohet”, tha Elshani.