Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kur të kthehesh në liri, të presin suprizat nga…”, Halil Geci komenton vizitën e Thaçit, ia kujton këtë gjë dhe ka ‘fjalë’ edhe për…

 
   

Analisti Halil Geci ka reaguar pas vizitës së ish- presidentit Hashim Thaçi në QKUK.

Ai ia kujton atij propagandën kriminale dhe politike që sipas tij ndërtoi rreth Komunikatës 59.

Përmes një shkrimi në Facebook, Geci i kërkon Thaçit të qëndrojë i qetë dhe të mos mërzitet, duke i thënë se ditët e bukura të hotelit të Drejtësisë në Hagë do të kalojnë, ndërsa kur kthehet në liri e presin suprizat.

“Komunikata 59: Hijet e së kaluarës dhe drejtësia e pashmangshme

Hashim, a të kujtohet propaganda kriminale dhe politike që e ndërtove rreth Komunikatës 59? Dikur thoshe se ajo u lëshua nga stacionet e trenave (Bahnhofet), por e vërteta doli ndryshe. Ishte dora jote ajo që e shkroi, ndërsa më pas u përpoqe t’ia faturash Rexhep Selimit.

Rri i qetë dhe mos u mundo as mos u mërzit, sepse ditët e bukura të Hotelit të Drejtësisë në Hagë po kalojnë shpejt. E kur të kthehesh, në liri do të të presin surprizat e atyre që i ke dërguar në xhenet”, ka shkruar Geci.

Tutje, ai i ka reaguar edhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku që ka shkruar se “dielli do të lind përsëri”, Geci thotë se komunikata 59 ka marrë shumë viktima dhe ato nuk i ka pjekur dielli i nxehtë i Kosovës.