Anëtari i NISMA-s, Bilall Shefiri, ka komentuar për një zhvillim të sotëm që ka ndodhur në afërsi të Urës së Ibrit, e ku një ushtar i KFOR-it është parë teksa i kërkon pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që të largojnë një makinë të parkuar afër veturave të karabinierëve italianë.
Sherifi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po vepron duke ndjekur këshillën e Bonapartës.
“Aleksandër Vuçiqi është duke vepruar saktësisht sipas këshillës së Napoleon Bonapartes:
“Kurrë mos e ndërprej armikun kur është duke gabuar”!”, ka shkruar ai.