Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Kurrë mos i kombinoni këto ushqime nëse doni të humbni peshë

Të humbësh peshë nuk është e lehtë dhe disa gabime që mund të bëni, mund t’jua çojnë mundin dëm, nëse po bëni disa përpjekje për dobësim. Shikoni më poshtë ushqimet që nuk duhet të kombinoni.

1. Proteinat me niseshte: asnjëherë bashkë

Kjo do të thotë që nuk duhet të kombinoni bukën, orizin, spagetin apo patatet me mish, peshk dhe vezë. Disa prej tyre i shoqëroni me perime me gjethe jeshile (marule, spinaq) dhe perime si asparagus apo brokoli.

Çdo proteinë ka një proces të ndryshëm tretës. Vetëm qumështi dhe vezët kanë të njëjtën gjë, kështu që djathin mund ta kombinoni me vezë, por jo me mish ose peshk. Mishra të ndryshëm mund të kombinohen me njëri-tjetrin.

3. Frutat duhet të hahen më vete

Nëse dëshironi t’i kombinoni me proteina, i shoqëroni me arra (në raport 5 arra me një frut). Mos i përzieni frutat me niseshte (banane) me ato acidike (portokall, luleshtrydhe).

4. Niseshteja me ushqime acidike: asnjëherë bashkë

Pra, harroni mëngjeset me një tas me drithëra (niseshte) dhe lëng portokalli (acid).

5. Sa orë duhet të kalojnë ndërmjet vakteve

Nëse dëshironi të hani një ushqim që nuk kombinohet, duhet të prisni dy orë pas frutave, tre pas niseshtës dhe katër pas proteinave.

6. Ëmbëlsirat: Tre orë pas ngrënies

Për shkak se çdo ëmbëlsirë kombinon grupe të ndryshme ushqimore të papajtueshme (p.sh. qumësht me miell), ëmbëlsira ndalon procesin e tretjes. Nëse absolutisht duhet të dorëzoheni, të paktën hani vetëm (që të mos bllokojë tretjen e ushqimeve të tjera).