Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurrkush mos mbet, unë kam me mbet përkrahës i Rugovës”, Murtezaj flet për Idriz Rrecin dhe të thënat për heçjen dorë nga LDK-ja

 
   

Veprimtari dhe intelektuali i njohur, i cili në vitet më të vështira të vendit kontribuoi jashtëzakonisht shumë sidomos në komunën e Skënderajt, Xhafer Murtezaj në mesin e disa temave e figurave kyçe të vendit të trajtuara në emisionin “FAKTE me Adnan MROVCIN” në Klan Kosova ka folur edhe për heroin e kombit, Idriz Rrecin.

Ai tha se partia në të cilën i njëjti shërbeu krahas presidentit historik Ibrahim Rugova, i ka shumë borxh, teksa shtoi se njerëzit nuk është dashur t’i bëjnë ‘telashe’ sa i përket bindjeve të tij. 

“Idrizit në një mëyrë i kemi mbet borxh, më shumë LDK-ja. Idrizi ka qenë i veçantë, ka pasur autoritet, ka autoritet, ka respekt, ka qenë stabil. I ka pasur disa telashe të vogla pse është në LDK, që nuk është dashtë më ato me u marr sepse në një mënyrë me fol realitetin më nuk kishte në Drenicë LDK”.

Rreth fjalëve për një kalim të tij në UÇK e një afati të caktuar për këtë, Murtezaj tha se Rreci ishte bindshëm i renditur krah Rugovës, por që nuk i harroi asnjëherë luftëtarët.

“Jo, Idrizi është deklaruar hapurazi, ka thënë kurrkush mos mbet unë ka me mbet i vetëm edhe LDK edhe përkrahës i presidentit Rugova, megjithëse ka pasur edhe respekt e përkrahje të jashtëzakonshme, por gjithmonë duke i këshilluar t’i ruajnë edhe luftëtarët të cilët i ka pas”.

Që nga nata e 19 prillit 1999, fati i Idriz Rrecit nuk u ndriçua asnjëherë deri më sot.