Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Armët e gjetura në Banjskë prodhim i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi ka publikuar pamje të disa prej armëve të gjetura nga Policia e Kosovës gjatë operacionit anti-terrorist në Banjskë të Zveçanit, të cilat ka thënë se janë me prejardhje nga Serbia.

Kurti ka zbuluar se armët janë prodhuar në kompani prodhimi në pronësi të Serbisë, ndërsa shtojë se s’ka shanca që këto armë hyn në Kosovë pa përkrahjen e institucioneve serbe.

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka thënë Kurti.