
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndrojnë për një vizitë në Gjermani.
Kurti dhe Gërvalla, ditën e sotme në Frankfurt e nisën duke bashkëbiseduar me studentët shqiptarë atje.
I pari i Qeverisë së Kosovës postoi disa pamje nga ky bashkëbisedim në Instastory.
Albin Kurti
Kurti e quajti këtë veprim si mënyrën më të mirë për ta nisur ditën e sotme dhe takimet me mërgatën në Frankfurt.