
Kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe sot tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të jetë atje në orën 10:00.
Në agjendën e tij, nuk ka ndonjë aktivitet tjetër për sot.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës”, thuhet në njoftim.