Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë. Kurti tha se ngritja e kësaj aktakuzës ka mundur të bëhet më herët, teksa shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.
Kreu i ekzekutivit insiston që fillimisht duhet të dorëzohet kryekrimineli serb, Milan Radojiçiq, pasi akti është kryer në Republikën e Kosovës.
“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës.
Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Bernabiq më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë”, u shpreh Kurti