
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Këshillit Kombëtar Zviceran, Eric Nussbaumer, bashkë me deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Miqësisë, Kosovë – Zvicër.
Kurti tha se gjatë takimit u fol për përparimin, sipas tij, të shpejtë demokratik dhe ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit.
“Deputetët ripërsëritën gjithashtu mbështetjen e qartë të Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresën e tyre se ratifikimi i ardhshëm i marrëveshjes EFTA do të shërbejë si shtysë për një përpjekje më të gjerë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve tona”, shkroi Kurti.
Kreu i qeverisë po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër, ku do të takohet edhe me mërgatën kosovare atje.