Kryeministri Albin Kurti ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës ditën e hënë, ku temë diskutimi është paralajmëruar agjenda e Kuvendit për sesionin pranveror.
Kurti për TV Besa tha se është i interesuar të takohet me të gjitha partitë së bashku, pasi ftesës së tij pozitivisht iu ka përgjigjur vetëm PDK-ja e Memli Krasniqit, por jo edhe AAK dhe LDK.
“Jam i interesuar të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri që të takohemi të gjithë së bashku.
Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregoj edhe në ditët, javët e muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, tha ai.