Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur pasdite në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm.
Detaje tjera nuk u japen.