Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, sot kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Zllatar.
Këto homazhe janë bërë edhe nga familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë në 7-vjetorin e vdekjes së tij.
Në nderim të Astrit Deharit, Vetëvendosje ka organizuar sot disa aktivitete. Në mbrëmje e së dielës, do të bëhet ndezje e qirinjve tek murali për Astrit Deharin. në qendër të Prishtinës.
Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.