Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vizitojnë sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK, për të parë nga afër “vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë”.
Vizitën do ta realizojnë në orën 11:30. Ata do të deklarohen për media në hapësirën e jashtme te objektit të Klinikës së Onkologjisë.
“Të premten, 11 gusht 2023, në ora 11:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia do të vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë.
Për vëmendjen tuaj: Ju lutemi që ta keni parasysh se shkaku i mbrojtjes së shëndetit të pacientëve të cilët trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, pamjet nga hapësira e brendshme në këtë klinikë do të sigurohen nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilat më pas do t’u përcillen të gjitha mediave”, thuhet në njoftim.