
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, gjatë një debati në parlamentin britanik, ka thënë se shteti që ai përfaqëson dënon sulmet e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, që kishin ndodhur të hënën e 29 majit, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë përgjegjësi për t’i ulur tensionet e krijuara në Veri.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Ne dënojmë sulmet e paprovokuara nga demonstruesit ndaj anëtarëve të KFOR-it”, theksoi ai.
Ndërkaq, kreu i ekzekutivit britanik potencoi se Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar “tashmë u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë se si liderë kanë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”.