Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti do të nderojë të rënët në Koshare dhe Kaçanik

 
   

Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, ku ranë 114 Dëshmorë të Kombit dhe 25 vjetori nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik.

Për të nderuar të rënët sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe dhe vendos kurora me lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik.

Po ashtu Kurti, merr pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2024.

Ai do të bëj homazhe si dhe merr pjesë në manifestim në Kompleksi Memorial në Koshare.