Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Geci thotë se Kurti e dëmtoi vetën karshi ndërkombëtarëve por e shpëtoi Kosovën nga ndarja.
Këto deklarata Geci i bëri pas kritikave të ashpra të ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dinarin serb, por edhe çështjeve të tjera politike.
“Kurti e ka dëmtuar veten karshi ndërkombëtarëve, por e ka shpëtuar Kosovën nga ndarja dhe marrëveshja tinëzare që vet ish-nipi i Radisllavit së bashku me Vlora Çitakun e kanë konfirmuar ndarjen që nga viti 1999. Po të njëjtën e ka komfirmua nipi i Radisllav Danilloviçit Polari në 2013, së bashku me bashkëpunëtorin e Rrahman Morinës, dhe spiunin e Millosheviqit, Isa Mutafën në 2015, në bashkëpunim me LDK-në dhe PDK-në, e sotit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre opozitarë, “gazetarë” dhe analistë si lloji i Stanishiçit të Drenicës dhe ai i Anamoravës, Lutfi Hazirit i cili e mbështeste ndarjen me ndërrimin e 17 fshatrave shqiptare, me 17 fshatra shqiptare të Kosovës Lindore! E po a nuk i thonë kësaj ironi e kohës?!”, thotë Geci.
Ai shprehet se, këmbëngulësia e Kurtit në zbatimin kushtetutës në shtrirjen e sovranitetit, në tërë territorin e Kosovës e futi Listën Serbe të Vuçiqit në INTERPOL, duke mos ua lënë asnjë pëllëmbë toke të veriut të Kosovës në dorën e kriminelëve të Listës Serbe.
“Goxha si shumë dukej në atë kohë se u ftohën marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në, por na doli se nuk ishte ashtu. Ashtu po ndodh edhe me dinarin serb i cili ka funksionuar nën turinjtë e opozitarëve, duke dëpërtuar në kufi para me thasë dhe sa e sa mallra kontrabandë, pa e pasur guximin policia dhe doganierët që t’i kontrollojnë, ngaqë disa nga këto grupe opozuzarësh e që sot madje edhe lehin si kudrat në krye me jaranat e Radoiçiqit dhe të Radisllav Danilloviqit, alias Polarit dhe rrethin e tyre, e kishin shitur veriun dhe e kishin krijuar kufirin mu tek “Ura e Ibrit”, po me të njëjtit që sot janë nën arrest ndërkombëtar, me emrin INTERPOL”, shton ai.
Ai tutje thotë se ata që shitën athedhun u bënë milionerë përmes grupeve kriminale të Beogradit.
“Shitësit e atdheut dhe mbështetësit e tyre janë bërë milionerë përmes këtyre grupeve të Beogradit që fusnin para dhe mallra kontrabandë duke ndërtuar koloni… Thjesht thënë, e gllabëruan djersën e popullit, shkelën mbi gjakun e të rënëve dhe nuk çanë kokën fare, vetëm interesi personal i udhëhiqte kokat e tyre, se të them mend, ata as që i kishin në kokat e tyre”, potencon ai.
Tutje ai shton se Banka Qendrore e Kosovës kërkou që dinari serb të futet nën kontroll, në mënyrë që ta eliminojnë nga dora e grupeve kriminale kontrabandën.
“Përmes tyre furnizoheshin nga Vuçiqi dhe i miratonin opozitarët tanë. Edhe kjo po e dëmton sërish Kurtin, por ja se Kosova po fiton!”, përfundon Halil Geci.