Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti e ‘godet’ Vuçiqin nga tavolina e Samitit, ia përmend Banjskën dhe kërkon njohje reciproke

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Shkup para liderëve të Ballkanit Perëndimor si dhe zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, ka theksuar nevojën për ndërprerjen e kërcënimeve dhe promovimin e bashkëpunimit mes shteteve dhe institucioneve

Kurti gjatë fjalës së tij, e ka goditur presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili po ashtu po merr pjesë, duke ia përmendur Banjskën.

Kurti ka thënë se që rajoni të përparojë dhe që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin, duhet që të ndalen kërcënimet e sigurisë.

A i po ashtu tha se integrimi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare s’mund të ndodh nëse liria e mallrave shfrytëzohet për të transportim të armatimit e municionit apo për të financuar sulme terroriste, duke e lidhur me sulmin e 24 shtatorit dhe armatimin e futur nga Serbia në Kosovë.

“Për rajonin, që të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen. Integrimi I thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë. Anëtarësimi në BE është zgjedhje”, ka thënë Kurti.