Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurti e meriton edhe një mandat”, analisti zbërthen dy premtimet e mëdha dhe ‘godet’ liderët e opozitës!

 
   

Së fundi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në bazë të rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.95, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind dhe Lista Serbe 4.26 për qind.

Mirëpo, me këto rezultate asnjëra parti nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Mirëpo, analisti politik nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook u shpreh se me LVV-në parti fituese, Albin Kurti e meriton edhe një mandat të dytë.

Kësisoj, përmendi edhe dy nga premtimet më të mëdha që i ka bërë Kurti, ku njërën e ka realizuar, siç është ‘ndjekja e Serbisë nga Kosova.

 Image
 Binak Maxharraj 
 

Mirëpo, ai tha se i duhet mandati i ri për ta realizuar premtimin tjeër “luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

“Duhet t’i jepet edhe një mandat Albin Kurtit, e meriton!

Kur Albin Kurti u zgjodh për kryeministër para katër viteve kishte premtuar shumë ndryshime. Por, dy janë premtimet më të mëdha që ai i kishte premtuar: do ta ndjekë Serbinë nga Kosova dhe do ta luftoj korrupsionin.

Së pari, do ta ndjekë Serbinë nga Kosova, dhe këtë e bëri. Sot, Serbia më nuk është në Kosovë, e largoi së bashku me të gjithë kriminelët e Vuçiqit, anipse iu deshtë punë, durim dhe përkushtim që ta bëjë këtë. Pra, ndjekja e Serbisë është kryesishtë vepër, mund dhe sakrificë e Albin Kurtit. Këtë e bëri vetëm Kurti për dallim nga të gjithë kryeministrat tjerë para tij, të cilët e lejuan Serbinë brenda Kosovës, madje edhe bënin biznese me të.

Se dyti, tash Kurti pasi që i fitoi zgjedhjet e sivjetme po kërkon edhe një mandat të dytë. Me të drejtë Albinit duhet dhënë edhe një mandat të dytë, sepse doli partia e parë dhe i takon edhe një mandat i dytë. Kjo për arsye të realizimit edhe të premtimit të dytë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, nënvizoi analisti.

Gjithashtu, Maxharraj vlerëson se liderët e partive tjera politike nuk mund ta luftojnë korrupsionin, pasi edhe vetë kanë qenë të përfshirë në raste korruptive.

Kësisoj, potencoi se vetëm Kurti mund ta bëj këtë gjë.

“Albin Kurtit i duhet edhe një mandat i dytë për ta dërguar deri në fund luftën e tij për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që t’i nxjerrë “peshqit e mëdhenj” e të korruptuar, të cilët për 25 vite e vodhën këtë shtet.

Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk mund ta bëjnë liderët e tjerë të partive politike, pasi të cilët edhe ishin vetë të përfshirë në korrupsion”.

Ndër të tjera, analisti nga Amerika shtoi se Kosova mund të ecë përpara vetëm me Kurtin, pasi ky i fundit është i vendosur në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe ruajtjen e kufijve të saj.

“Prandaj, kërkesa edhe për një mandat te dytë për Albin Kurtin si kryeministër është e domosdoshme, nëse Kosova vërtetë dëshiron të ecë përpara. Dhe, vetëm me Albin Kurtin, Kosova fuqishëm mund të ecë përpara, sepse është i vendosur në mbrojtjen e interesave të Kosovës edhe atëherë kur për këtë nuk pajtohen ndërkombëtarët, por Kosova dhe shtetndërtimi i Kosovës është më i rëndësishëm për të.

Ruajtja e Kosovës në kufijtë e saj është edhe interesi i tij, e jo sikur i kryeministrave tjerë të mëparshëm te cilët tentuan të bënin kompromise fatale për Kosovën, madje duke i diskutuar edhe kufijtë e saj.

Me Albin Kurtin kjo nuk mund të ndodhë, sepse është i pakompromis në mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

Pra, edhe një mandat për Albinin që t’i largojë nga rreshti të korruptuarit dhe t’ua konfiskojë pasurinë e paligjshme atyre që e vodhën dhe e plaçkitën Kosovën që 25 vite me radhë”, përfundoi Binak Maxharraj, përcjell “Bota sot”.