Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku kanë qëndruar për vizitë sot tek shtëpia e avokatit të njohur Arianit Koci.
Koci tha se ata kanë shkuar për ta takuar babanë e tij, kompozitorin e njohur Akil Koci.
“Pitën me spinaq më të mirën në Kosovë dhe më gjerë, e bën Merita.
Ky ishte konkluzioni i përbashkët i të gjithë neve, në krye me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku.
Natyrisht, vizita në konakun e Kocve e kreut të qeverisë Albin Kurti ishte respekti ndaj babës, kompozitorit Akil Koci.
I nderumi të nderon!”, shkroi avokati.