
Kreu i Qeverisë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci kanë vizituar Lipjanin.
Ata kanë hapur zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunë e Lipjanit.
Shefi i qeverisë, madje i ka hipur kombajnës për të nisur fushatën.
Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 mijë hektarë.