Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti e publikon logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës: Aty e gjejmë simbolin e shqiponjës dykrenare

 
   

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar logon zyrtare në nder të 25-vjetorin të çlirimit të Kosovës.

Kurti tha se frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat janë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet e Kosovës, për të cilat tha se vijnë të rifreskuara me dizajn modern.

Postim i plotë:

25-vjetori i çlirimit të Kosovës

Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar.