Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Ekziston vetëm një mënyrë për largimin e Hetemit nga objekti i Komunës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk ka faj për eskalim të gjendjes në veri.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë ato që e largojnë kryetarin Hetemi nga ndërtesa e komunës, e jo dorëheqja.

Sipas Kurtit, “nuk mund tash Lulzim Hetemi të pagajë kosto për destruktivitetin e Beogradit zyrtar”.

“Kryetarët e zgjedhur kanë ardhur me zgjedhje dhe me zgjedhje duhet të largohen. Unë nuk mendoj se bullizmi i Beogradit të imponohet me dorëheqjen e kryetarëve. Nuk mund t’ua kërkosh dorëheqjen kryetarëve. Nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar në Leposaviq”.

“Ka faj Lista Serbe, e cila në vend që të merrte pjesë në zgjedhje i bojkotoi ato dhe në fund edhe kandidati i cili garoi, Jabllanoviqi, në një mënyrë e joshën që të largohet nga gara”.

“Unë jam dakord që kur të zgjedhet një kryetar i ri në Leposaviq, të ketë një pranim-dorëzim zyrtar të detyrës”.