Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me takim me kongresistin James P. McGovern.
Takimi u zhvillua në Çikago ku Kurti po merrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.
Sipas komunikatës së Qeverisë, kryeministri ka shprehur mirënjohjen për për kontributin e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të Kosovës.
Kurti, siç thuhet në komunikatë e njohu kongresistin McGovern me progresin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë në tri vitet e fundit. Ai tha se rankimet ndërkombëtare të Kosovës qëndrojnë si dëshmi e fuqishme e avancimit tonë si shtet demokratik, teksa si Qeveri jemi angazhuar maksimalisht në shpërndarje të barabartë të zhvillimit tonë ekonomik tek të gjithë qytetarët.
“Më tej, kryeministri shtoi se kjo përfshin dhe përkrahje të theksuar për integrim për të gjitha komunitetet, dhe përfshirjen e tyre brenda sferave të jetës shoqërore, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional. Në kuadër të disa prej masave e politikave të ndërmarra nga Qeveria, ai përmendi ndër të tjera rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë dhe pilotimi i projektit për edukim të përbashkët mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë. Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e tij dhe takimin e frytshëm, kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin McGovern për bisedën dhe veçanërisht për avokimin e vazhdueshëm për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, të cilët u vranë padrejtësisht nga forcat serbe në vitin 1999”, thuhet në komunikatë.