Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti flet nga Ferizaj: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit

Kryeministri Albin Kurti, edhe sot ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës nga fshati Muhoc i Ferizajt, ku ishte prezent për vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha Kurti.

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar sërish për situatën në Veri, ku ka kërkuar sa më parë mbajtjen e zjedhjeve të reja, ndërsa ka paralajmëruar se dështimi për shtensionim të situatës do të ketë pasoja.