Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti flet për përforcimin e marrëdhënieve Kosovë-Irlandë

 
   

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me Valérie Hughes, përfaqësuese e “Kosova Ireland Solidarity Group”.

Siç njofton kumtesa për media, në fokus të takimit ishte përforcimi i marrëdhënieve të mira midis Kosovës dhe Irlandës pas vizitave të ndërsjella shtetërore dhe institucionale.

Më tej, thuhet në kumtesë, në veçanti u trajtua dhe kontributi i rëndësishëm në lidhje me aktivizimin e të rinjve tanë që janë pjesë e diasporës në Irlandë dhe që kanë lidhje të forta me Kosovën.

Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shtoi se Irlanda ka një komunitet të fuqishëm të mërgatës sonë, të cilët janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me vendin e tyre të origjinës, dhe shtoi se këta individë mund të kontribuojnë në planet dhe nismat e përbashkëta në diplomacinë qytetare dhe në arsimimin e integruar të komuniteteve.

“Kryeministri e falënderoi Hughes për angazhimin dhe kontributin e saj të dhënë prej kohësh në ndihmë të çështjes së të burgosurve politikë në Kosovë, kohë kjo nga e cila ishte njohur edhe me Kryeministrin Kurti”, thuhet në kumtesë.