Në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes objektin e komunës në Mitrovicë të Veriut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas këtij sulmi me granatë dore.
Kurti në Twitter deklaroi se nga ky sulm nuk u lëndua askush, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë para se siç tha ai, të humbasin jetë.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasim jetë”, ka shkruar Kurti”.