Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin Kurti, derisa e ka konsideruar të vonuar ftesën për të krijuar klimë bashkëpunimi në Kuvend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka takuar krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative.

E kësaj letre të Kurtit tashmë i është përgjigjur zyrtarisht i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në një përgjigje me shkrim i ka thënë Kurtit se LDK ashtu si deri më tani, do të vazhdojë t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, derisa për agjendën legjislative Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësuesit politik i japin qëndrimet.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përherë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.

“Ndërsa, për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore prandaj do vazhdojë t’i votojë ashtu siç ka vepruar deri më tani”, thuhet tutje në letër.

Megjithatë Abdixhiku thotë se Kurti është i vonuar ne ftesën e tij për bashkëpunim me opozitën pasi sipas Abdixhikut ai deri më tani “ka mbjellë polarizim të skajshëm dhe ofendues ndaj të gjitha partive tjera politike në Kosovë”, ka deklaruar mes tjerash Abdixhiku.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka ftuar në takim krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative./Telegrafi/