Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti i kërkoi Maqedonisë së Veriut të rrijë larg Serbisë, kundërpërgjigjet Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë dhe të qëndrojë sa më larg Serbisë.

Pektoviq, këtë deklaratë të Kurtit e ka quajtur  “pafytyrësi dhe marrëzi e shumëfishtë”.

“Deklarata të tilla Kurti i bën duke u angazhuar hapur në destabilizimin e Maqedonisë së Veriut dhe nga Tetova, e cila në të kaluarën e afërt ishte në qendër të terrorizmit dhe separatizmit shqiptar, sulmon Beogradin, sepse Serbia është miku më konsekuent dhe më i sinqertë i Shkupit në rajon”, tha Petkoviq.

Ai i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që mos t’i nënshtrohen propagandës së Kurtit.

“I bëjmë thirrje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut që të mos i nënshtrohen propagandës dhe retorikës luftarake të Aljbin Kurtit, por të vazhdojnë ndërtimin e shtetit të begatë të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Kryeministri Kurti dje në një vizitë jozyrtare në Tetovë iu drejtua me një thirrje pushtetit në Shkup.

“Aleanca veriatlantike NATO-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjell mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializmi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë evropian. Maqedonia e Veriut, sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini – aq më afër ajo, aq më afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni i ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe duhet ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.

Gjithashtu, Kurti gjatë vizitës në Tetovë ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet që të tërhiqen sa më parë. I pari i ekzekutivit  tha se Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, i cili ka rezultuar më marrëveshjen bazike, mirëpo Beogradi e ka shkelur marrëveshjen./teve1.info/

Tags: