Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti i kërkon Ministres së Jashtme gjermane mbështetje të plotë deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua.

“Kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë”, thuhet në kumtesë.

Kurti e ka njoftuar kryediplomaten gjermane për suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MË, dhe për përgatitjet për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MË.