Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku ndodhet bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.
Kurti lokacionin e fotografisë e ka përmendur ”Ballkonin e Hapur“, duke u tallur kështu me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për shkak të idesë së Ballkanit të Hapur, që sipas kreut të ekzekutivit shqiptar “nuk ka vdekur si ide”, por do t’i jepët përparësi Procesit të Berlinit.
”Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.
Në këtë fotografi është edhe Gërvallla, e cila ditë më parë e ka quajtur Bashkimin Evropian në aspektin e sigurisë si “tigër prej letre”.
Ndërkaq, në krejt këto zhvillime janë publikuar edhe përgjimet ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila flet me Simiqin e Listës Serbe.