Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti i reagon kryeministres serbe: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Londër.

Në fjalën e tij para të pranishmeve ku po marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit, Kurti tha se Kosova është e dedikuar për rend, ligj dhe luftim të korrupsionit në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe.

“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion në linjë të plotë me Amerikën , BE dhe Britaninë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai.

Kryeministri ka përmendur se Kosova është njohur nga 117 vende përreth botë, 3 nga 4 vendet fqinje pra Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e njohin Kosovën, por ende nga Serbia.

“Ne nuk kemi lidhje me federatën ruse, ne u kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne duam që Ukraina të fitoj luftën dhe ne kemi nevojë që Evropa demokratike dhe bota të shohin disfatën e Kremlinit dhe Putinit. Kështu që ne nuk kemi bashkëpunim me ta, edhe pse ata do të donin, por ne nuk duam”, tha Kurti.

Kurti tutje shtoi se emri i vendit tim është “Republika e Kosovës” e jo si “Kosova e Metohija” siç u tha këtu.

“Vendi im quhet Republika e Kosovë, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, ka thënë Kurti.

Në panel me Kurtin është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, që disa herë u lavdërua për zhvillimin ekonomik.

Kurti ka përmendur edhe përparimin në zhvillim ekonomik dhe stabilitetin institucional, që sipas tij, ka ndihmuar për t’i luftuar rreziqet për sigurinë.

Lidhur me prioritetet rajonale ndërkufitare, Kurti ka thënë se nevojiten investime si për transport, ashtu edhe për energji e infrastrukturë.

Kryeministri ka deklaruar se rreth 7 miliardë euro të ndara nga BE-ja veçse janë të synuara. /Telegrafi/