Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, bashkë me me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe rektorin Mentor Alishani.
Kurti thotë se derisa nuk ka pasur investime që prej viteve të ’70-ta, ka premtuar investime prej gjysëm milioni.
Postimi i plotë:
Për të studiuar dhe ligjëruar, për të debatuar dhe për t’u formësuar, përveç kushteve epistemologjike, janë të nevojshme edhe disa kushte fizike. Në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, nuk kishte pasur investime që prej viteve të ‘70-ta. Gjysmë shekulli pas, me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe rektorin Mentor Alishani ishim bashkë për të përuruar renovimin në vlerë prej rreth gjysmë milioni euro. Objekti tash ka infrastrukturë të re, rrjet të ri elektrik, rrjet të ri të internetit me fije optike, salla të reja të mësimit dhe të profesorëve, për kushte dhe atmosferë edhe më të mirë studimi e hulumtimi.
E prej aty, dhjetë ditë para liberalizimit të vizave, zhvilluam një takim me komunitetin turk në Prizren në kuadër të fushatës së informimit që ka muaj që po e realizojmë në lidhje me të drejtat, mundësitë dhe rregullat e udhëzimit pa viza nga data 1 janar 2024.