Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në facebook ka thënë se Kosova ka bashkëpunim të afërt me Bashkimin Evropian dhe këtë e tregojnë takimet e shumta gjatë periudhës dy vjeqare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kurti shkruan se Von der Leyen e ka njoftuar rreth progresit demokratik dhe ekonomik dhe projektet e reja si hekurodha Prishtinë-Durrës që kërkon mbështetje.
Poashtu Kurti thotë se e falenderoi rreth dëimit të sulmit të Banjskës dhe kërkon që Serbia të bëj ekstradimin e terroristëve në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.
Postimi i plotë:
Tri vizita në pak më shumë se dy vjet dhe gjashtë takime të përbashkëta me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë tregues i bashkëpunimit të afërt ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe i angazhimit të presidentes von der Leyen ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
E njoftova për progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, për projektet infrastrukturore të cilat kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian si dhe projektet e reja sikurse hekurudha Prishtinë-Durrës që kërkon mbështetje.
E falënderova për dënimin e sulmit terrorist ndaj Kosovës në Banjskë. Theksova që Serbia duhet të bëjë ekstradimin e terroristeve në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.
Biseduam për zhvillimet e fundit, duke përfshirë takimin e 26 tetorit me krerët e vendeve të Bashkimit Evropian në margjina të Samitit të Këshillit Evropian.
Republika e Kosovës ka dëshmuar mirëbesim në dialog duke respektuar marrëveshjen Bazë dhe Aneksin dhe përkushtim në zbatimin e saj duke ofruar nënshkrimin e propozimit nga BE dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes, në një paketë të përbashkët.
Kërkova që, në përputhje me këto zhvillime, të hiqen masat ndaj Kosovës dhe të merren masa ndaj Serbisë edhe për sulmin terrorist ndaj Kosovës edhe për mos-gatishmërinë për normalizim të marrëdhënieve duke refuzuar përsëri nënshkrimin me 26 tetor në Bruksel.