Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti kërkon votat e diasporës për fitore: Bëjeni sa më parë

 
   

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në orët e vona të së enjtes, Kurti ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 50 mijë persona.

“Sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar. Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit.  

Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”, thuhet në postimin e Kurtit.