Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes

 
   

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.

Ai tha se diplomimi i 344 ushtarëve të rinj është shumë i veçantë, sepse ndodh në muajin e lavdisë kombëtare.

Më 5, 6 dhe 7 mars rezistenca heroike e familjes Jashari shënoi kthesë historike në rrugën drejt lirisë.

Dëshmoi se liria është më e shtrenjtë se jeta. Fitorja kulmoi me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, duke u kurorëzuar me çlirimin pas sakrificave të brezave për liri”, tha Kurti.