Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave nga përmbytjet në Spanjë

 
   

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat nga përmbytjet në Spanjë dhe tha se “mendimet  tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese”.

“Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, ka shkruar Kurti në X.

Të paktën 51 persona dihet se kanë vdekur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në Spanjën juglindore, thanë autoritetet atje.

Spanja është goditur keq nga shirat e dendur dhe stuhitë, duke shkaktuar përmbytje në shumë rajone.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka bërë thirrje qytetarëve spanjollë të jenë të kujdesshëm.

Banorët e rajoneve duke përfshirë Valencia, Andaluzia dhe Katalonia duhet të marrin masa paraprake.

“Mundohuni të mos vozitni ose të jeni pranë urave|, thotë ai, duke u kërkuar njerëzve që të mos rrezikojnë jetën e tyre.