Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Vlorë krahas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë.
Në llogarinë e Ramës në Facebook ka pamje live nga ceremonia, raporton Paparaci.
Kurti dje ka thënë se për 28 Nëntor, do të vizitojë Vlorën, ku do të bëjë homazhe dhe nderim dëshmorëve e heronjve që sakrifikuan jetën e tyre për liri.