Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes së saj, Nënën Pashkë.
Kurti ka thënë se bijtë e saj, Gjovali dhe Milani bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999.
“Bijtë e saj, Gjovalin dhe Milan Markaj, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999, në masakrën e Mejës dhe Korenicës. Deri në vitin 2003 ishin të zhdukur. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë“, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Mejë pushon guri i Nënës Pashke. Peshon rëndë. Sa dhembja e Nënës.
Bijtë e saj, Gjovalin dhe Milan Markaj, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999, në masakrën e Mejës dhe Korenicës. Deri në vitin 2003 ishin të zhdukur. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.
Më 24 maj 2003 u rivarrosen Gjovalini dhe Milani. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamen, nëna Pashke i vuri vetës flakën. Pasi flakët e luftës ia dogjën shpirtin, ajo i vuri flakën trupit.
E kujtojmë sot e ҫdo ditë. Përditë e përjetë.
Lavdi!